Hubei, nisin funksionimin linjat e drejtpërdrejta telefonike për të huajt

2020-01-31 16:32:28 CRI Komenti juaj Printoni

Provinca Hubei, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit, ka vënë në funksionim linja të drejtpërdrejta telefonike 24 orë në ditë për të huajt që jetojnë atje, për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së epidemisë, deklaroi të premten Zyra e Punëve të Jashtme e provincës.

Numri i linjës së drejtpërdrejtë telefonike për të huajt i kësaj Zyre është (0086)027-87122256. Numrat e kontaktit të zyrave të punëve të jashtme në qytetet kryesore të provincës, si edhe linjat e drejtpërdrejta për studentët e huaj dhe grupet e huaja turistike në provincë mund të gjenden në linkun: http://www.fohb.gov.cn/details_22160.html. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore