Kina do të rregullojë fluturime për të kthyer udhëtarët e bllokuar jashtë vendit

2020-01-31 10:39:52 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të rregullojë fluturime ose do të organizojë fluturime të posaçme për të sjellë udhëtarët e bllokuar jashtë vendit për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri (2019-nCoV).

Disa linja ajrore të huaja kanë pakësuar ose anuluar fluturimet për shkak të epidemisë, duke lënë disa udhëtarë të bllokuar jashtë vendit, bëri të ditur Zhu Tao, një zyrtar në Administratën e Aviacionit Civil të Kinës (ACCA).

Sipas tij, ACCA do të mbajë kontakte të ngushta me Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë, departamentet përkatëse dhe kompanitë ajrore për të rregulluar fluturime ose për të organizuar fluturime të posaçme për t'i kthyer këta udhëtarë në Kinë.

Kohët e fundit, disa kompani ajrore vendase dhe të huaja kanë dërguar aeroplanë nga Japonia, Tajlanda, Singapori dhe vendet e tjera në Wuhan për të kthyer udhëtarët në shtëpitë e tyre. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore