Gala e Festës së Pranverës, solidarizim me të prekurit nga koronavirusi

2020-01-25 01:50:09 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten në mbrëmje, me rastin e vigjiljes së Vitit të Ri Kinez 2020, u hap në kohë Koncerti i Festës së Pranverës i Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Në orën 20 e 30 minuta, u shtua një program i posaçëm për shikuesit e mbarë botës.

Sivjet, përballë epidemisë së befasishme të pneunomisë së tipit të ri, shumë familje detyrohen të ndryshojnë planifikimin e festës. Për të rezistuar këtë epidemi, qyteti Wuhan i Kinës qendrore vendosi të mbyllë të gjitha rrugët e largimit nga qyteti. Shumë mjekë e infermierë punojnë ende në frontin e parë. Ndërkohë, njerëzit dhe materiale ndihmëse po dërgohen pandërprerë drejt Wuhan-it.

Me këtë rast, vetëm disa orë para fillimit të mbrëmjes, që transmetohet drejtpërdrejt për mbarë botën, Grupi Mediatik i Kinës, organizuesi i kësaj veprimtarie, vendosi të rregullonte listën e programeve, duke shtuar një program me titull "Ura e dashurisë", në pasqyrimin e vendosmërinë e veprimet e kinezëve për kontrollin e parandalimin e kësaj epidemie.

Programi, i cili u shfaq pa bërë prova, u prezantua nga gjashtë drejtues të famshëm të CMG-së dhe pasqyroi solidaritetin e banorëve në qytetin Wuhan për përballimin e epidemisë së befasishme të pneumonisë si dhe guximin e mjekëve e infermierëve për shpëtimin e të sëmurëve.

Nëpërmjet Koncertit të Festës së Pranverës, kjo gala që tërheq shumë vëmendje dhe është më e shikuara në botë, nëpërmjet programit të shtuar përkohësisht përhapi njohuritë e parandalimit e kontrollimit të pneumonisë tek qindra miliona shikues kinezë dhe frymëzoi besimin e kinezëve në rezistencën kundër epidemisë. Njëkohësisht, shprehen edhe falënderime për miqtë e vendeve të ndryshme për vëmendjet e tyre për situatën e epidemisë në Kinë.

Si një nga doket e zakonet e reja të kinezëve me rastin e Vitit të Ri, Koncerti i Festës së Pranverës është bërë një nga pjesët e pamungueshme të vigjiljes. Kjo gala tërheq shumë vëmendje dhe është më e shikuara në botë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore