Komenti i CMG-së: Lufta kundër epidemisë me popullin në qendër

2020-01-23 20:28:55 CRI Komenti juaj Printoni

Wuhan-i, një qytet në provincën Hubei të Kinës jugore, njoftoi mëngjesin e së enjtes pezullimin e transportit rrugor, ajror, hekurudhor dhe detar. Kjo është një masë vendimtare e karantinës e miratuar nga qeveria bazuar në analizën dhe kuptimin e situatës së epidemisë. Qëllimi është që të ndërpritet në mënyrë efektive transmetimi i virusit, të parandalohet përhapja e sëmundjes dhe të mbrohet siguria globale e shëndetit publik.

Kohët e fundit janë raportuar raste të reja me virusin. Wuhan-i është qendra më e madhe e transportit në Kinën qendrore dhe përkohësisht mbyllja e korridoreve të saj të jashtme ishte një vendim i vështirë. Qeveria kineze e mori këtë vendim të arsyeshëm sepse kontrollimi i përhapjes së virusit është përparësi dhe mbrojtja e jetës dhe shëndetit të popullatës është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

Gjatë përballjes së njeriut me sëmundjet infektive, vende të ndryshme kanë miratuar masa të ngjashme për të izoluar virusin. Për shembull, në vitin 2014, për të frenuar përhapjen e virusit Ebola, Guinea, Sierra Leone dhe Liberia njoftuan krijimin e një zone të përbashkët kufitare. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi se veprimet e ndërmarra nga Kina janë "shumë të fuqishme" dhe "është shumë e rëndësishme që ata të ndërmarrin veprime që i konsiderojnë të përshtatshme".

Edhe pse rruga e hyrjes është e mbyllur përkohësisht, Wuhan-i nuk do të shndërrohet në një "ishull i izoluar". Aktualisht, një numër vullnetarësh të shëndetit në të gjithë vendin kanë udhëtuar në Wuhan për të marrë pjesë në trajtimin e situatës.

Vitet e fundit, ngjarjet globale të sigurisë së shëndetit publik, si Ebola etj. kanë ndodhur shpesh, duke treguar që epidemia nuk ka kufij. Pas dërgimit të një grupi ekspertësh nga OBSH-ja në Wuhan për të monitoruar gjendjen në terren, Tedros Adhanom Ghebreyesus

tha se Kina ka ndarë në kohë informacionin mbi epideminë e re të koronavirusit dhe mori masat përkatëse, duke treguar transparencë të lartë.

Së shpejti, kinezët do të kremtojnë festën më të rëndësishme të vitit - Festën e Pranverës. Në festën e kësaj here, kinezët po luftojnë dhe punojnë së bashku dhe besojmë se ata do të mposhtin virusin. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore