Mbrëmja artistike e Festës së Pranverës do të transmetohet në Aeroportin e Dubait

2020-01-23 17:01:42 CRI Komenti juaj Printoni

Pasagjerët nga e gjithë bota që kalojnë nëpër aeroportin më të ngarkuar në botë për udhëtime ndërkombëtare në vigjilje të Vitit të Ri Hënor kinez do të kenë mundësi të shohin shfaqjen televizive më të shikuar në botë.

Koncerti i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) që feston ardhjen e Vitit të Miut dhe që bie më 25 janar, do të transmetohet në të gjithë Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait. Kjo shfaqje është pjesë e festimeve të aeroportit, që përfshijnë gjithashtu muzikë kineze, artin e çajit dhe të kaligrafisë.

Pasagjerët gjithashtu do të kenë mundësi të fitojnë çmime.

Gala e Vitit të Ri ose e Festës së Pranverës është mbajtur për herë të parë në vitin 1983 dhe transmetohet në Televizionin Qendror i Kinës çdo vigjilje të Vitit të Ri. Edicioni i vitit të kaluar ishte programi televiziv më i ndjekur në botë me një shikueshmëri mbi 1.17 miliardë në të gjitha platformat.

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait është renditur si aeroporti më i ngarkuar në botë për udhëtarët ndërkombëtarë për pesë vjet me radhë. Ai trajtoi gjithsej 89.1 milionë pasagjerë në vitin 2018. Rreth 64.5 milionë pasagjerë udhëtuan përmes aeroportit në nëntë muajt e parë të vitit 2019, sipas një raporti nga "Reuters".

Pasagjerët kinezë janë klientët kryesorë në dyqanet pa taksa të aeroportit, duke kontribuuar 1.88 miliardë juanë (2.7 miliardë dollarë amerikanë), ose 17 për qind të të ardhurave të tyre totale vitin e kaluar.

Edicioni i fundit i një shfaqje që pati mbi 1 miliard shikime vitin e kaluar do të luhet në një aeroport, trafiku vjetor i të cilit pritet të jetë mbi 80 milionë pasagjerë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore