OKB, pritje për Festën e Pranverës nga delegacioni kinez

2020-01-23 11:31:55 CRI Komenti juaj Printoni

Më 21 janar sipas orës vendore, Misioni i Përhershëm i Kinës në OKB organizoi një pritje në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork me rastin e Festës së Pranverës (Viti i Ri Kinez) që bie të shtunën.

Ambasadori i Kinës Zhang Jun tha në fjalim se Festa e Pranverës është jo vetëm festa më e rëndësishme kineze me ngjyrime të theksuara kulturore, që trashëgohet nga paraardhësit e lashtë, por gjithashtu pasqyron aspiratën e popullit kinez për një jetë dhe një botë më të mirë.

Në vitin e ri, para një bote plot shanse dhe sfida, komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërtojë së bashku "fshatin global" me paqe, stabilitet, bashkim, harmoni dhe zhvillim të përbashkët.

Kreu i sesionit të 74-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Tijjani Muhammad-Bande i përcolli urime popullit kinez për një festë të gëzueshme. Ai shprehu shpresën se Kombet e Bashkuara dhe Kina do të bëjnë përparim të ri në vitin 2020.

"I uroj popullit kinez Gëzuar Festën e Pranverës! Kina po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare. Përshëndes arritjen historike të Kinës në vitin 2019, kur PBB-ja për frymë e saj i kaloi 10 mijë dollarë amerikanë. Uroj gjithashtu që në vitin 2020 Kina të realizojë sipas planit ndërtimin e gjithanshëm të shoqërisë relativisht të begatë, duke çrrënjosur plotësisht varfërinë absolute", tha z. Bande.

Në pritje, zv.sekretari i përgjithshëm i Departamentit të Operacioneve të Paqes të OKB-së, Jean-Pierre François Renaud Lacroix uroi trupat paqeruajtëse kineze për Festën e Pranverës.

"Dua të shfrytëzoj këtë rast për t'i shprehur stafit paqeruajtës kinez një festë të bukur! Ju uroj lumturi dhe gëzim në Vitin e Miut! Dua t'u shpreh falënderime atyre dhe familjarëve të tyre. Në kohën kur shumë njerëz kremtojnë festën, trupat paqeruajtëse ende punojnë në postet e tyre, duke bërë sakrificë për paqen dhe sigurinë e njerëzve. Kështu që, dua t'i falënderoj ata përzemërsisht për dedikimin e tyre dhe uroj përsëri Gëzuar Festën", tha z. Lacroix.

Mrekulli
Lajmet Kryesore