CMG, koncerti i Festës së Pranverës përfundon provat gjenerale

2020-01-23 11:06:41 CRI Komenti juaj Printoni

Koncerti i Festës së Pranverës organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) përfundoi të mërkurën provën e pestë, me pjesëmarrjen e të gjithë artistëve. Tani, pjesëmarrësit janë gati të ofrojnë një gala të mrekullueshme për spektatorët në mbarë botën mbrëmjen e së premtes ose vigjiljen e Vitit të Ri kinez 2020.

Gjatë provave, skeçet dhe pjesët komike u duartrokitën më shumë nga të pranishmit. Ndërsa, ideimi i sallës me elemente kineze si fenerë të kuq etj., krijon një atmoferë të ngrohtë skenike.

Para përhapjes së koronavirusit, dy vendet bashkorganizuese në Zhengzhou të Kinës Qendrore dhe në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hongkong-Makao të Kinës jugore nuk do të ofrojnë transmetim të drejtpëdrejtë, por do të marrin pjesë në gala me program të regjistruar.

Po më 24 janar, afro 600 media në vende të ndryshme të botës do të transmetojnë në platformat multimediale për audiencën botërore.(Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore