Steven Mnuchin: Taksa digjitale britanike do të shkaktojë hakmarrje arbitrare

2020-01-23 11:01:47 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin u shpreh se taksa digjitale e Britanisë mbi kompanitë kryesore të teknologjisë në botë do të sjellë hakmarrje arbitrare.

"Çështjet e taksave ndërkombëtare janë shumë të ndërlikuara. Ata kanë harxhuar kohë të gjatë për studim dhe ju e dini, nëse njerëzit duan të vendosin taksa në mënyrë arbitrare mbi kompanitë tona digjitale, ne do të marrim parasysh të vendosim taksa në mënyrë arbitrare mbi kompanitë e automjeteve."

Mnuchin i tha këto gjatë një paneli të Forumit Ekonomik Botëror kur ministri britanik i Financave Sajid Javid u shpreh se Britania do të zbatojë taksën e shërbimit digjital në prill.

"Ne planifikojmë të zbatojmë taksën tonë të shërbimit digjital në prill. Kjo është e rëndësishme, siç thamë në atë kohë, kur ne e paraqitëm për herë të parë në Parlament për miratim, kjo është një taksë proporcionale që është e perceptuar si e përkohshme. Ajo do të hiqet në momentin që do të ketë një zgjidhje ndërkombëtare," tha Javid.

Disa vende europiane po marrin parasysh vendosjen e taksave mbi motorët e kërkimit, platformat e rrjeteve sociale dhe tregjet në internet për të kompensuar të ardhurat e humbura.

SHBA-ja u shpreh se kjo taksë shenjestron padrejtësisht kompanitë amerikane. (Fani/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore