Wuhan-i ndërpret transportin publik, ajror dhe hekurudhor

2020-01-23 10:51:16 CRI Komenti juaj Printoni

Qyteti kinez Wuhan ka njoftuar pezullimin e transportit publik, si dhe fluturimet ajrore dhe udhëtimet me tren në mes të betejës me koronavirusin e ri.

Autobusët e qytetit, metrotë dhe tragetet do të ndërpresin lëvizjen, ndërsa aeroportet dhe stacionet hekurudhore për pasagjerët në ikje do të mbyllen duke filluar nga sot.

Vendasve gjithashtu u kërkohet të mos largohen nga qyteti pa arsye specifike.

Sipas autoriteteve, masat synojnë të ndërpresin përhapjen e virusit dhe të frenojnë shpërthimin për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.(Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore