Rrëzimi i aeroplanit ukrainas, Irani refuzon dorëzimin e kutive të zeza

2020-01-23 10:39:37 CRI Komenti juaj Printoni

Irani ka refuzuar t'iu dorëzojë hetuesve ndërkombëtarë kutitë e zeza të avionit ukrainas që u rrëzua pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Teheranit dhe shkaktoi vdekjen e të gjithë 176 personave në bord.

Ministri iranian i Transportit Mohammad Eslami tha se regjistruesit e të dhënave të fluturimit do të deshifrohen vetëm nga grupi iranian hetimor.

Forcat e armatosura të Iranit kanë konfirmuar se avioni u qëllua gabimisht nga një raketë ushtarake. (Li Huailiang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore