Shqipëri, qeveria bonus 2.5 mln lekë për mjekët që ofrojnë shërbim në spitalet rajonale

2020-01-23 10:22:48 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Ministrave vendosi të akordojë një bonus prej 250 mijë lekësh të reja përveç pagës për të gjithë ata mjekë të cilët do të japin shërbimet e tyre në spitalet rajonale.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktimin, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialistë, sipas nevojave.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e cila shprehet se, "Qeveria ka vendosur sot vijimin e financimit për Programin e mbështetjes me bonusin 2.5 milionë lekë mbi pagën, për mjekët specialistë, që ofrojnë shërbim në spitalet rajonale apo bashkiake ku ka nevojë për shërbime të specializuara".

"Deri tani 23 mjekë specialistë kanë përfituar nga incentiva financiare e qeverisë për mbështetjen e mjekëve specialistë", tha Manastirliu.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore