Interesat e bonove të thesarit të qëndrueshëm në ankandin e janarit

2020-01-23 10:21:35 CRI Komenti juaj Printoni

Interesat e bonove të thesarit me afat 12 mujor u shfaqën të qëndrueshëm edhe në ankandin e muajit janar 2020.

Sipas Bankës së Shqipërisë, bonot me maturim 12 mujor u emetuan të martën me një yield mesatar të ponderuar prej 1.76%, nga 1.77% që kishte qenë ky tregues në ankandin e fundit të muajit dhjetor.

Në këtë ankand shuma totale arriti në 12.9 miliardë lekë, kundrejt shumës prej 10.2 miliardë lekë bonosh të nxjerra në shitje nga Ministria e Financave. Kjo dëshmon se interesi i investitorëve për të blerë këto instrumente ngelet i lartë, ndërsa sektori bankar, që është edhe financuesi kryesor i borxhit qeveritar, vazhdon të jetë mjaft likuid.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore