Ligjvënësit britanikë miratojnë projektligjin e Brexit-it

2020-01-23 10:02:09 CRI Komenti juaj Printoni

Ligjvënësit britanikë miratuan përfundimisht projektligjin e Brexit-it që hap rrugën për daljen historike të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian në fund të janarit.

Deputetët britanikë hodhën poshtë ndryshimet e Lordëve në marrëveshjen e Brexit të kryeministrit Boris Johnson, në fazat përfundimtare të projektligjit.

Dhoma e Lordëve miratoi disa ndryshime në projektligj, duke i shkaktuar më shumë pengesa qeverisë, në lidhje me të drejtat e qytetarëve europianë që banojnë në Britaninë e Madhe ose të fëmijëve refugjatë të pashoqëruar.

Projektligji do t'i paraqitet Mbretëreshës Elizabeth II për miratim. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore