440 raste të konfirmuara të pneumonisë nga koronavirusi kinez

2020-01-22 15:46:25 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë dhe të Higjienës të Kinës Li Bin, tha në një konferencë shtypi të mërkurën se deri në mesnatën e 21 janarit, Komisioni Kombëtar i Shëndetit mblodhi të dhënat për koronavirusin e ri në 13 provinca (rajone, qytete) të vendit. Deri tani tha ai janë konfirmuar 440 raste të prekur me pneumoni dhe 9 të vdekur.

Li Bin shtoi se numri i rasteve me koronavirus ka ndryshuar shumë kohët e fundit, gjë që lidhet me thellimin e vazhdueshëm të të kuptuarit të sëmundjes nga departamenti i shëndetit, përmirësimi i metodave diagnostikuese, optimizimi dhe shpërndarja e reagentëve diagnostikues në vend. Epidemia kryesisht transmetohet përmes traktit respirator. Virusi mund të ndryshojë formën dhe epidemia rrezikon përhapje të mëtejshme.(Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore