Xi Jinping viziton banorët në Yun'nan para Festës së Pranverës

2020-01-22 11:30:25 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të Festës së Pranverës (Viti i Ri Kinez) që këtë vit bie më 25 janar sipas kalendarit bujqësor, nga 19 deri më 21 janar, presidenti kinez Xi Jinping bëri një vizitë në provincën Yun'nan, ku u përcolli urime banorëve të kombësive të ndryshme.

Në ditën e parë të vizitës, Xi Jinping vajti në fshatin Sanjia, një pikëqëndrim i banorëve të kombësisë Wa, të gjithë banorët e të cilit dolën nga varfëria në vitin 2017. Gjatë qëndrimit atje, presidenti Xi theksoi se realizimi i ndërtimit të përgjithshëm të një shoqërie me jetë komode duhet të mbulojë të gjitha kombësitë e vendit. Ai u kërkoi autoriteteve vendore të shpejtojnë punën e zhvillimit të krahinave të banorëve të kombësive të ndryshme, në mënyrë që arritjet e përparimit të vendit të ndahen në mënyrë të barabartë mes më shumë banorëve.

Më 20 janar, presidenti Xi bëri një inspektim në qytetin Kunming, kryeqendër e provincës Yun'nan. Në fillim ai vizitoi ligatinën e Liqenin Dianchi. Dianchi është liqeni më i madh me ujë të ëmbël në Yun'nan. Mirëpo për shkak të ndotjeve të rënda në vitet e mëparshme, ai ka qenë edhe një ndër liqenet më të ndotura në vend. Pas sistemimit shumëvjeçar, mjedisi ekologjik këtu është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.

Pas njohjes me punën dhe efektet e mbrojtjes së ujit, Xi Jinping theksoi:

"Duhet të mos përsërisim asnjëherë rrugën e vjetër që e vë zhvillimin ekonomik para ndotjes së mjedisit. Duhet të braktisim veprimet e mëparshme ku zhvillimi ekonomik këmbehej me koston e mjedisit. Tani, banorët kanë zgjidhur problemin e ushqimit dhe të veshmbathjes dhe problemi mjedisor është bërë shqetësim publik. Përveç këtyre, nga zhvillimi afatgjatë, duhet të mos përfitojmë vetëm vetë pasi kjo sakrifikon jetën e brezave të ardhshëm. Më shumë përpjekje të palëkundura duhen bërë përgjatë viteve, në mënyrë që një mjedis i bukur natyror të favorizojë jetën e njeriut".

Gjatë vizitës në Pazarin e 14-t të Festës së Pranverës në Kunming, Xi Jinping u njoh nga afër tregun e konsumit për përgatitjen festive. Pasi foli me vizitorët, ai përcolli mesazhe urimi popujve të kombësive të ndryshme, duke përfshirë bashkatdhetarët në Hong-Kong, Makao dhe Tajvan.

Në vijim të vizitës së ditës së dytë, kreu i shtetit shkoi në Universitetin Pedagogjik të Yun'nanit për të parë vendin ku ka qenë Universiteti i Bashkuar Kombëtar Jugperëndimor. Ai është një universitet i krijuar nga bashkimi i disa universiteteve më të mira kineze në vitet 30' të shekullit të kaluar, kur trupat ushtarake japoneze nisën agresion të gjithanshëm në Kinë. Nga ky universitet, dolën shumë intelektualë të dalluar që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme.

Turneu i presidentit përfundoi të martën me një mbledhje, ku udhëheqësit e Yun'nanit bënë raporte pune.

Mrekulli
Lajmet Kryesore