Han Zheng: Globalizimi ekonomik është prirje historike

2020-01-22 11:22:31 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryeministri i Kinës Han Zheng theksoi nevojshmërinë e ruajtjes së globalizimit ekonomik në Forumin Botëror Ekonomik.

Ai tha që globalizimi ekonomik është një prirje historike.

"Sot, ekonomitë e vendeve të ndryshme janë integruar thellësisht. Asnjë vend nuk mund të realizojë zhvillim të vazhdueshëm në mënyrë të pavarur nga ndarja globale e sistemit të punës," tha Han.

Ai prezantoi sfidat me të cilat përballet ekonomia botërore dhe rolin e Kinës në globalizimin ekonomik.

Zv.kryeministri kinez gjithashtu prezantoi arritjet ekonomike të Kinës në 4 dekadat e fundit.

Ai tha që hapja është bërë një shenjë e dukshme në Kinën e tanishme, duke theksuar se politika e hapjes dhe pjesëmarrja e Kinës në globalizimin ekonomik jo vetëm ndihmon vetë-zhvillimin e Kinës, por gjthashtu favorizon gjithë botën.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore