Presidenca shqiptare e OSBE-së/Rama në Ukrainë

2020-01-22 10:31:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i OSBE-së, kryeministri Edi Rama vizitoi dje bazën e "Shiroky" në qytetin lindor Kharkivit, Ukrainë dhe pikën e Kontrollit "Stanica Luganska", ku ndahet edhe zona e konfliktit.

Gjatë vizitës, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së Rama pa nga afër situatën, ndërsa u takua më pas me forcat ushtarake që ndodhen në bazën e "Shiroky".

Po ashtu, Rama vizitoi edhe pikën e Kontrollit "Stanica Luganska", ku ushtarakët ukrainas e njohën me situatën, në zonën e nxehtë të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë. Njëkohësisht Rama u njoh edhe me situatën humanitare në zonat e ndikuara nga konflikti.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Vadym Prystaiko, Rama , theksoi se "nuk është rastësi që vizita ime e parë zyrtare si President i OSBE-së është në Ukrainë dhe reflekton rëndësinë e madhe që i jap adresimit të krizës në dhe rreth Ukrainës. Në këndvështrimin tim, kjo mbetet çështja më kryesore për sigurinë dhe stabilitetin në Europë sot. Do bëjmë më të mirën tonë që të garantojmë respektimin e parimeve të OSBE-së dhe angazhimit të saj, e sigurisht do të inkurajojmë fort zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut, në mbështetje të përpjekjeve nga Grupi Trepalësh i Kontaktit, si dhe procesit të Formatit të Normandisë". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore