"Detective Chinatown 3" fiton 100 milionë RMB nga parashitja e biletave

2020-01-20 17:35:25 CRI Komenti juaj Printoni

"Detective Chinatown 3", që pritet të dalë në kinema në 25 janar, ka vendosur rekordin më të lartë për parashitjen e biletave për një film kinez. Filmi fitoi mbi 100 milionë juanë ose 14.5 milionë dollarë nga shitja e biletave brenda 23 orësh pas nisjes së prenotimeve.

Këto shifra janë sipas "Data Beacon" që operohet nga një institut kërkimor i "China Telecom".

Filmi, që është i treti i serisë 'Detective Chinatown' shfaq detektivët Tang Ren dhe Qin Feng që shkojnë në Tokyo dhe përpiqen të gjejnë misteriozin Q.

Ndërkohë jashtë vendit, komedia aksion do të shfaqet në mbi 150 kinema në qytetet kryesore në mbarë Amerikën e Veriut, përfshi New York, Los Angeles, San Francisco, Washington, D.C., Toronto dhe Vancouver, më 24 janar 2020.

"Detective Chinatown 3" është një nga filmat më të ndjekur kinezë në Amerikën e Veriut vitet e fundit, njoftoi "Martial Arts Entertainment".

Mrekulli
Lajmet Kryesore