Kinë-Mianmar, dashuri vëllezërore në epokën e re

2020-01-19 10:28:43 CRI Komenti juaj Printoni
Gjatë takimit me presidentin e Mianmarit Win Myint, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping shprehu shpresën që vizita e tij në Mianmar do të japë tre mesazhe.

Këto mesazhe janë mbështetja e fortë për qeverinë dhe popullin e Mianmarit për rrugën e zhvillimit sipas gjendjes së vendit, krijimi bashkërisht nga dy vendet i bashkësisë të fateve të përbashkëta dhe nxitja aktive e bashkëpunimit praktik.

Kjo tregon mbështetjen e Kinës për Mianmarin dhe i jep përmbajtje dhe energji të reja dashurisë vëllezërore mes dy vendeve.Kjo dashuri e veçantë ka ardhur nga miqësia dhe lidhjet e ngushta mes dy vendeve, nga periudhat e vështira të lëvizjeve kundër kolonizmit e imperalizmit dhe nga besimi i lartë politik e bashkëpunimi i thellë ekonomik.

Këto tre mesazhe të shprehura nga kryetari i shtetit i Kinës u kanë sjellë gjallëri të re marrëdhënieve Kinë-Mianmar.

Vlen të përmendet që kryetari Xi theksoi në takimet me liderët e Mianmarit se në bashkëpunimin ndërkombëtar, Kina asnjëherë nuk i detyron të tjerët, nuk ndërhyn në punët e brendshme të të tjerëve dhe kundërshton përfitimet e njëanshme.

Kjo tregon që Kina gjithmonë ndjek parimin që të ketë harmoni në lidhjet me vendet e tjera dhe të përpiqet për përfitime të përbashkëta. Për këtë arsye, presidenti i Mianmarit u shpreh që Kina ka ofruar ndihmë të sinqertë për zhvillimin ekonomik e shoqëror të Mianmarit.

Mianmari zbaton seriozisht parimin e një Kine, respekton parimin e Kinës "Një vend, dy sisteme" në Hong-Kong e Makao dhe gjithmonë e ka parë Tajvanin si pjesë të pandashme të territorit kinez. Mianmari është i gatshëm që të krijojë aktivisht bashkësisë e fateve të përbashkëta me Kinën.

"Besojmë që në bazë të miqësisë tradicionale, Kina dhe Mianmari do të thellojnë bashkëpunimin e besimin e ndërsjellë politik dhe dashuria vëllazërore do të japë gjallëri të re në epokën e re dhe do të krijojë më shumë përfitime për dy popujt, për paqen dhe zhvillimin e rajonit dhe botës", tha Win Myint.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore