Mianmar, pritje mirëseardhjeje për presidentin kinez

2020-01-18 10:02:23 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten në mbrëmje, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, që ndodhet për vizitë në Mianmar, mori pjesë në pritjen e mirëseardhjes të dhënë për nder të tij nga presidenti i Mianmarit Win Myint.

I shoqëruar nga presidenti Win Myint, kryeministrja Aung San Suu Kyi, zv.presidenti i parë Myint Swe dhe zv.presidenti i dytë Henry Van Htee Yu, Xi Jinping u fut në sallën e pritjes, ku mbajti fjalimin e rastit.

Xi shprehu falënderime për pritjen e ngrohtë nga qeveria dhe populli i Mianmarit. Ai vuri në dukje se miqësia vëllezërore mes dy vendeve ka vazhduar për mijëra vjet dhe është konsoliduar më tej. Të dyja palët kanë zbatuar parimin e bashkëpunimit me respekt të ndërsjellë dhe përfitime të përbashkëta. Në të ardhmen, të dyja palët duhet të shfrytëzojnë rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, për të ndërtuar bashkësinë e fateve të përbashkëta Kinë-Mianmar dhe për të hapur epokën e re të marrëdhënieve dypalëshe,tha Xi.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore