Li Keqiang takohet me specialistë të huaj në Kinë

2020-01-17 20:44:09 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e Festës së Pranverës, kryeministri i Kinës Li Keqiang u takua më 17 janar me specialistë të huaj që punojnë në Kinë.

Specialistët nga Izraeli, Britania, Gjermania, Singapori, Shtetet e Bashkuara, Franca etj. shprehën pikëpamjet e tyre në fushat e studimit bazë, të krijimit të të rejave tekniko-shkencore, të përgatitjes së talenteve, të shkëmbimeve kulturore, financiare, të energjisë etj.

Pasi u përcolli urimet për Festën e Pranverës (Vitin e Ri kinez) atyre dhe familjarëve të tyre, kryeministri Li shprehu mirënjohje për kontributin e dhënë.

Shefi i qeverisë kineze theksoi se në vitin 2020, Kina do të vijojë thellimin e reformës dhe do të zgjerojë hapjen ndaj botës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore