Mianmar, Xi Jinping takon Aung San Suu Kyi

2020-01-17 18:54:54 CRI Komenti juaj Printoni

Pasditen e 17 janarit, presidenti i Kinës Xi Jinping, i cili ndodhet për vizitë në Mianmar, mori pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes organizuar nga homologu i tij mianmaras Win Myint në Pallatin Presidencial. Presidenti Xi u takua gjithashtu edhe me këshilltaren e shtetit Aung San Suu Kyi.

Dy palët zhvilluan takime miqësore dhe caktuan datën 18 janar për zhvillimin e bisedimeve. Ata gjithashtu shkëmbyen mendimet mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje të tjera me interes të përbashkët. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore