Zv-sekretari i përgjithshëm i OKB-së përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes së fazës së parë Kinë-ShBA

2020-01-17 17:17:36 CRI Komenti juaj Printoni

Zv-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Liu Zhenmin shprehu më 16 janar nga selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork kënaqësi për nënshkrimin e marrëveshjes ekonomiko-tregtare të fazës së parë midis Kinës e ShBA-së.

Në konferencën e shtypit mbi publikimin e raportit "Situata e Parashikimi për ekonominë botërore 2020" organizuar po atë ditë për çështjet ekonomiko-shoqërore Liu tha se nënshkrimi i marrëveshjes lëshoi sinjale pozitive për mbarë botën.

Duke iu referuar raportit, Liu Zhenmin vuri në dukje se rritja e ekonomisë botërore në vitin 2019 ishte 2.3%, në nivelin më të ulët në dekadën e fundit. Për shkak të situatës së ndërlikuar, mosmarrëveshja tregtare mes ekonomive kryesore të botës është një nga arsyejet kryesore të tkurrjes së rritjes ekonomike globale. Sipas raportit, nëse mund të kontrollohen të gjitha rreziqet, ekonomia botërore në vitin 2020 ka mundësi të rimëkëmbet dhe do të ketë një rritje 2.5%.

Liu theksoi se Kina dhe ShBA-ja duhet të ruajnë stabilitetin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare pasi kjo ka rëndësi për stabilitetin ekonomik të mbarë botës. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore