Rusi: Duma miraton kandidaturën e Mishustinit për kryeministër

2020-01-17 11:39:21 CRI Komenti juaj Printoni

Duma Shtetërore, dhoma e ulët e parlamentit rus, ka miratuar kandidaturën e Mikhai Mishustinit për postin e kryeministrit 338 ligjvënës votuan pro Mishustinit, ndërsa 41 abstenuan.

Mishustini ka kërkuar nga qeveria e re të vazhdojë të heqë pengesat e tepërta administrative për të siguruar rritjen ekonomike.

Ai sugjeroi gjithashtu se mjedisi për sipërmarrjet duhet të përmirësohet, për të krijuar më shumë vende të reja pune dhe për të rritur pagat e punonjësve.

Mishustini tha se Rusia i ka burimet financiare për të përmbushur të gjitha detyrat e vendosura nga presidenti Vladimir Putin, falë stabilitetit të vet makroekonomik.

"Sa u përket burimeve, ne i kemi në tërësi dhe të gjitha këto vendime duhet të miratohen dhe të hyjnë në fuqi nga fillimi i vitit. Prandaj, dua t'ju siguroj se puna lidhur me këtë tashmë po kryhet në mënyrë aktive dhe unë shpresoj të marr mbështetjen tuaj," tha ai.

Presidenti rus Putin do ta emërojë zyrtarisht Mishustinin si kreun e qeverisë pas miratimit nga Duma Shtetërore. (Fang Xiaoyu/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore