Koncerti i Vitit të Ri Kinez i CMG-së nxit zhvillimin e industrisë së teknologjisë së re

2020-01-17 15:15:15 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ditët e fundit, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) nisi zbatimin e teknologjive inovative, si 5G, 8K dhe VR, për organizimin e Koncerit të Madh të Festës së Pranverës, siç njihet ndryshe Viti i Ri Kinez.

Koncerti, që do të nisë të transmetohet në mbrëmjen e 24 janarit, vigjilja e Vitit të Ri Kinez për vitin 2020, do të xhirohet me shumë kamera njëkohësisht për të prodhuar një variant me qartësi transmetimi 8K. Gjatë këtij procesi, do të shfrytëzohet edhe regjistrimi i lëvizshëm i sinjaleve me qartësi 4K në bazë të teknologjisë 5G.

Analistët janë të mendimit se transmetimi me qartësi 8K mund të realizojë një efekt real trepërmasor, i cili është më afër shikimit të syrit njerëzor nga fushëpamja apo gama e ngjyrave. Ndërsa, teknologjia 5G, që dallohet për transmetimin e shpejtë e me shumë pak vonesë të marrjes së sinjaleve, mund të plotësojë kërkesat e përdorimit të 8K-së.

Pritet që në vitin 2022, tregu i videove me qartësi ultra të lartë në Kinë të arrijë në 4 trilionë juanë, duke përfshirë 200 milionë përdorues të internetit. Ndër to, prodhuesit e përmbajtjeve dhe aplikacioneve përkatëse do të zënë gjysmën e tregut. Parashikohet që televizorët 4K/8K dhe kufjet e Realitetit Virtual (VR) do të jenë pajisjet që do të kërkohen më shumë në treg.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore