Kreditë e reja bankare në Kinë shënuan rekord në 2019-n

2020-01-17 09:32:42 CRI Komenti juaj Printoni

Huatë e reja të bankave në Kinë u ulën më shumë sesa parashikimi muajin e kaluar, por huadhënia për të gjithë vitin 2019 përsëri shënoi rekord.

Bankat kineze dhanë 1.1 trilion kredi të reja në juanë muajin e kaluar, nga 1.4 trilionë që ishte vlera për nëntorin.

Analistët parashikonin që kreditë e reja në juanë do të binin në 1.2 trilion.

Banka qendrore i ka lehtësuar politikat e saj, për të mbështetur ekonominë që po ngadalësohet.

Qeveria ka përdorur 1 trilion juanë nga kuota e bonove të veçanta për pushtetin vendor këtë vit, pas dhënies së bonove të tilla me vlerë 2.2 trilionë vjet.(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore