BE-ja e Irani diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes bërthamore

2020-01-17 11:27:35 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarë të Bashkimit Europian dhe të Iranit diskutuan për zhvillimet e fundit lidhur me zbatimin e marrëveshjes bërthamore iraniane.

Kreu për politikën e jashtme i BE-së Josep Borrell dhe ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif u takuan në kuadër të zhvillimit të një konference në kryeqytetin indian Nju-Delhi.

Zëdhënësi i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Europian Peter Stano e përshkoi takimin si një dialog i sinqertë:

"Ata diskutuan për zhvillimet e fundit lidhur me 'Planin gjithëpërfshirës të përbashkët të veprimit' (siç njihet ndryshe marrëveshja bërthamore iraniane) dhe me situatën rajonale. Borrell-i theksoi se BE-ja ka interes ta ruajë marrëveshjen bërthamore dhe gjithashtu interes të fortë të japë kontribut për zbutjen e situatës rajonale."

Marrëveshja bërthamore iraniane u nënshkrua në vitin 2015. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore