Raporti: Kriza e klimës, rreziku kryesor global në dekadën e ardhshme

2020-01-17 10:58:20 CRI Komenti juaj Printoni

Ndryshimi i klimës dhe shkatërrimi i mjedisit janë rreziqet kryesore të theksuara nga vendimmarrësit botërorë në një studim të publikuar në Londër.

Forumi Ekonomik Botëror (WEF) paralajmëron në raportin e vet vjetor të rrezikut se kriza e klimës do të jetë kërcënimi kryesor për botën në dekadën e ardhshme.

Raporti tregon se për herë të parë të pesë shqetësimet kryesore janë të gjitha mjedisore, duke përfshirë motin ekstrem, humbjen e biodiversitetit dhe katastrofat natyrore.

Kreu i Nismës për Ndryshimin e Klimës pranë WEF-it Emily Farnworth thotë se gjithnjë e më shumë njerëz po ndërgjegjësohen se ndryshimi i klimës po shndërrohet në një sfidë të vërtetë:

"Mendoj se ndoshta disa vjet më parë, kur njerëzit flisnin për ndikimet e ndryshimit të klimës, kjo ishte një teori. Por mendoj se ajo çka shohim tani, është realiteti konkret i asaj se çfarë do të thotë një gjë e tillë."

Në raport vihet në dukje gjithashtu se udhëheqësit botërorë nuk mund ta trajtojnë sistematikisht krizën e klimës ose të biodiversitetit pa treguar vëmendje për rritjen e qëndrueshme ekonomike. (Vera/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore