Allen: Marrëveshja ofron platformë për lidhje të forta e të qëndrueshme ShBA-Kinë

2020-01-17 10:49:26 CRI Komenti juaj Printoni

Marrëveshja ekonomiko-tregtare e fazës së parë midis Kinës dhe ShBA-së është pritur pozitivisht nga bashkësia amerikane e biznesit.

Sipas Këshillit të Biznesit ShBA-Kinë, marrëveshja u ofron të dyja palëve një platformë për të ndërtuar marrëdhënie të forta e të qëndrueshme në ekonomi dhe më gjerë.

Presidenti i këtij Këshilli Craig Allen ishte në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ekonomiko-tregtare të fazës së parë midis ShBA-së dhe Kinës të mërkurën.

Allen mendon se konsensusi dypalësh në fushat e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, reformës së shërbimeve financiare dhe bujqësisë është arritja kryesore, prej së cilës do të përfitojnë të dy palët.

Zv.kryeministri kinez Liu He e nënshkroi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump.

Liu tha se nga marrëveshja do të përfitojnë të dy vendet, si edhe e gjithë bota.

Sipas Allenit, partnerët kryesorë tregtarë të ShBA-së, si Bashkimi Europian e Japonia, i kanë vëzhguar nga afër zhvillimet tregtare midis ShBA-së e Kinës dhe nënshkrimi i marrëveshjes është sigurisht një lajm i mirë edhe për ta.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore