Instituti i Konfucit nënshkruan marrëveshje me shkollën turke

2020-01-16 20:27:53 CRI Komenti juaj Printoni

Më 15 janar sipas kohës vendore, Instituti i Konfucit pranë Universitetit Teknik "Orta Dogu" të Turqisë dhe Shkolla "Kavaklidere Ortaokul" zhvilluan ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për nisjen e mësimdhënies së gjuhës kineze. Instituti i Konfucit shpreson se nëpërmjet këtij bashkëpunimi, do të krijohet një model pilot mësimdhënieje të gjuhës kineze në shkollat 8-vjeçare turke.

Drejtori i Shkollës "Kavaklidere Ortaokul" tha se shkolla që ai drejton është e vetmja 8-vjeçare që ofron mësim të gjuhës kineze nën bashkëpunimin me Institutit të Konfucit të Universitetit Teknik "Orta Dogu". Ai tha se në të kaluarën, shkolla e tij ka zhvilluar disa vite mësimdhënie të gjuhës kineze me ndihmën e Ministrisë turke të Arsimit dhe të ambasadës kineze në Turqi.

Megjithëse nxënësit janë të klasës së 5-të deri të 7-të, ata kanë interes të madh për gjuhën e kulturën kineze.

Durdane Sirin Saracoglu, drejtori turk i Institutit të Konfucit pranë Universitetit Teknik "Orta Dogu", mendon se bashkëpunimi midis dy institucioneve do të ndihmojë zhvillimin individual dhe rritjen e shëndetshme të fëmijëve, përveç mësimit të gjuhës.

"Universiteti Teknik Orta Dogu ka bashkëpunim të ngushtë me shumë shkolla të mesme, por Shkolla "Kavaklidere Ortaokul" është shkolla e vetme 8-vjeçare që bashkëpunon me universitetin. Fëmijët mund të mësojnë gjuhën dhe kulturën kineze kur janë në moshë të vogël, kjo favorizon mësimin e gjuhës dhe zhvillimin individual."

Du Fei, rektori i palës kineze i Institutit të Konfucit pranë Universitetit Teknik Orta Dogu, u shpreh se fillimi i mësimdhënies të gjuhës kineze në shkollën "Kavaklidere Ortaokul" u përshëndet nga Ministria e Arsimit e Turqisë dhe shpreson që bashkëpunimi të nxisë përhapjen e gjuhës dhe kulturës kineze në Turqi.

"Ne duam të zgjedhim disa shkolla përfaqësuese në Ankara, t'u japim atyre mbështetje, të përqëndrohemi në zhvillim e tyre që ato të bëhen shkolla pilote për përhapjen e gjuhës kineze dhe shkëmbimeve kulturore midis Kinës dhe Turqisë" (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore