MPJ: Marrëdhëniet kino-ruse nuk do të ndikohen nga procesi i brendshëm politik

2020-01-16 19:55:59 CRI Komenti juaj Printoni

Pasditen e 15 janarit sipas kohës vendore, kryeministri rus Dmitri Medevev i prezantoi presidentit Vladimir Putin dorëheqjen e qeverisë së tij, një njoftim i papritur pas fjalimit të presidentit, i cili njoftoi reforma kushtetuese.

Sipas opinionistëve, dorëheqja e qeverisë ruse lidhet me referendumin për reformat në Kushtetutën ruse, me qëllim forcimin e pushtetit të Parlamentit.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang u shpreh në një konferencë shtypi se marrëdhëniet e gjithanshme të partneritetit strategjik midis Kinës e Rusisë nuk ndikohen nga ndryshimet në situatën ndërkombëtare dhe as nga proceset e brendshme politike respektive.

Geng nënvizoi se dorëheqja e zotit Medvedev dhe e qeverisë ruse janë çështje të brendshme të Rusisë dhe Kina, si një vend fqinj miqësor, i respekton ato.

"Nën udhëheqjen e presidentit Xi Jinping dhe të presidentit Putin marrëdhëniet e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës midis Kinës e Rusisë kanë hyrë në epokën e re dhe janë bërë gjithnjë e më të pjekura, më të qëndrueshme dhe më të forta dhe nuk ndikohen nga ndryshimi i situatës ndërkombëtare dhe as nga procesi politik i brendshëm i një pale. Kina ka gjithmonë besim për thellimin e zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit strategjik gjithëpërfshirës midis Kinës e Rusisë."

Geng shtoi se Medvedev, si një udhëheqës i Rusisë, është angazhuar në mënyrë aktive për të promovuar zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndër vite, veçanërisht duke vizituar Kinën disa herë në kuadër të takimeve të rregullta midis kryeministrave kinezë dhe rusë, dhe mbajtjen e takimeve të rregullta me kryeministrin Li Keqiang. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për nxitjen e investimeve ekonomiko-tregtare Kinë-Rusi në bashkëpunimin konkret në fushën e energjisë dhe në fusha të tjera. Kina shpreson dhe beson se z. Medvedev do të vazhdojë të japë kontributin e tij në zhvillimin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Rusi në postin e tij të ri. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore