Artikulli i Xi Jinping botohet në mediat e Mianmarit

2020-01-16 18:19:07 CRI Komenti juaj Printoni

Më 16 janar, mediet "Myanmar Alin Daily", "Global New Light of Myanmar" dhe "Kyemon" publikuan artikullin e presidentit të Kinës Xi Jinping. Në këtë artikull, presidenti Xi iu referua një fjale të urtë "Marrëdhëniet mes miqve dhe të afërmve bëhen edhe më të ngushta nëse ata e vizitojnë më shpesh njëri-tjetrin" për të shprehur që Kina dëshiron të bashkëpunojë me Mianmarin për të krijuar bashkësinë e fateve të përbashkëta nes dy vendeve dhe të vijojnë miqësinë.

Nga 17 deri më 18 janar, presidenti Xi Jinping do të bëjë një vizitë shtetërore në Mianmar, vizita e tij e parë e vitit 2020. Ajo përkon me 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Kinë-Mianmar.

Titulli i artikullit të botuar më 16 janar është "Vijojmë të shkruajmë faqen e re të miqësisë vëllazërore mijëravjeçare." Në këtë artikull, presidenti Xi shprehet se populli kinez dhe ai i Mianmarit kanë miqësi afatgjatë. Në shekullin e 4-t para erës sonë, njerëzit e lashtë nga dy vendet krijuan "Rrugën Tregtare të Arit dhe të Argjendit". Pas themelimit të Kinës së Re, Mianmari ishte vendi i parë që e njohu pavarësisht se nuk kishte të njëjtin sistem me Kinën. Kryeministri i atëhershëm Çou Enlai e vizitoi 9 herë Mianmarin.

Xi vuri në dukje se gjatë 70 viteve, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Kina dhe Mianmari propozuan zbatimin e pesë parimeve të bashkekzistencës paqësore. Me besim, respekt dhe përkrahje reciproke Kina dhe Mianmari kanë krijuar modelin e bashkëpunimit të barabartë dhe me leverdi të ndërsjellë, duke u ofruar popujve të dy vendeve interesa konkrete. Me rastin e jubileut të 70-vjetorit, dy palët duhet të forcojnë më tej komunikimin strategjik, shkëmbimet ekonomiko-tregtare, të nxitin bashkërendimin në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me qëllim që marrëdhëniet dypalëshe të hyjnë në epokën e re. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore