Zëdhënësi: BE-ja nuk do të largohet nga Iraku

2020-01-16 11:11:25 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian ka njoftuar që nuk do të pakësojë misionet e veta në Lindjen e Mesme, posaçërisht në Irak.

Zëdhënësi i KE-së Peter Santo e bëri këtë koment pasi presidenti iranian Hasan Ruhani kërkoi që të gjitha trupat e huaja të largohen nga Lindja e Mesme.

"Nuk do të pakësojmë misionet dhe nuk do të largohemi nga Iraku, sepse misionet tona civile dhe diplomatike po luajnë rol të rëndësishëm në marrëdhëniet mes BE-së dhe Irakut. Angazhimi ynë për të ndihmuar popullin irakian dhe Irakun do të vazhdojë. Ne po punojmë për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe mes BE-së dhe Irakut, për të mirën e popullit irakian," thotë Stano.

Ai shtoi gjithashtu që ata ndjekin çdo ditë gjendjen e sigurisë së punonjësve të tyre.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore