Zëdhënësi: Zgjedhjet rajonale nuk ndikojnë në politikën e pjesës kontinentale ndaj Tajvanit

2020-01-16 11:04:56 CRI Komenti juaj Printoni

Një zëdhënës i qeverisë tha se politikat kryesore të pjesës kontinentale të Kinës ndaj Tajvanit do të mbeten të pandryshuara, pavarësisht nga zgjedhjet e fundit në ishull.

Komenti u bë pasi Tsai Ing-wen, kandidatja nga Partia Demokratike Progresive, dhe partneri i saj kandidues Lai Ching-te, fituan në zgjedhjet për udhëheqjen e Tajvanit të shtunën e kaluar.

Zëdhënësi i Zyrës për Çështjet e Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, Ma Xiaoguang, tha se zgjedhjet në Tajvan nuk ndryshojnë faktin se Tajvani është një pjesë përbërëse e Kinës:

"Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, politikat tona bazë ndaj Tajvanit nuk do të ndryshojnë. Pavarësisht se si ndryshon struktura politike në Tajvan, zhvillimi paqësor i marrëdhënieve midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit mbetet dëshira e përbashkët e bashkatdhetarëve në Tajvan."

Zëdhënësi tha se pjesa kontinentale është e gatshme të ofrojë mundësi të gjera për bashkimin paqësor, por ai theksoi se nuk ka hapësirë ​​për separatistët në Tajvan që të nxitin ndarjen:

"Forcat separatiste për 'pavarësinë e Tajvanit' dhe aktivitetet e tyre janë kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin në të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit, dhe shkaku kryesor për dëmtimin e mirëqenies dhe interesave të bashkatdhetarëve në të dy brigjet e ngushticës. Ata duhen frenuar në mënyrë të vendosur."

Ai theksoi përsëri se Konsensusi i Vitit 1992, i cili thekson parimin e "Një Kine", është baza e palëkundshme për marrëdhëniet ndërmjet brigjeve të ngushticës:

"Ne do të vazhdojmë të mbështesim parimet themelore 'Bashkim paqësor' e 'Një vend, dy sisteme", si dhe parimin e "Një Kine", dhe do të bashkojmë bashkatdhetarët në Tajvan për të çuar përpara zhvillimin paqësor të marrëdhënieve mes dy brigjeve të ngushticës dhe procesin e bashkimit paqësor kombëtar."

Zëdhënësi tha se pjesa kontinentale kishte hequr tarifat për mallrat nga Tajvani që kur u nënshkrua një pakt ekonomik ndërmjet brigjeve të ngushticës në vitin 2010. Deri në shtator të vitit të kaluar, vlera e tarifave të hequra arriti në afro 39 miliardë juanë, ose rreth 5.6 miliardë dollarë amerikanë. (Wang Lei) 审

Mrekulli
Lajmet Kryesore