Kryeministri: Ka ende shumë për të bërë për zbatimin e reformës së pensioneve në Francë

2020-01-16 10:48:03 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri francez Edouard Philippe (Eduar Filip) tha se duhet ende shumë punë për të kapërcyer tensionet në mbarë vendin dhe për të zbatuar reformën e pensioneve të qeverisë.

Komentet e tij u bënë në ditën e 42-të të grevave që kanë paralizuar Francën.

Sindikatat kanë bërë thirrje për një protestë tjetër të enjten, për të kërkuar që qeveria të heqë dorë krejtësisht nga reforma e pensioneve.

Kundërshtarët janë të shqetësuar që reforma do t'i detyrojë ata të punojnë më gjatë dhe me një pagesë më të vogël.

Presidenti francez Emmanuel Macron këmbëngul se sistemi i tanishëm, që përbëhet nga 42 kategori pensionesh të veçanta, është i padrejtë dhe i papërshtatshëm për ekonominë franceze.

Qeveria franceze është shprehur se ky sistem është tepër i kushtueshëm për një vend ku jetëgjatësia është e lartë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore