Marrëveshja ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA i sjell siguri zhvillimit të botës

2020-01-16 10:27:55 CRI Komenti juaj Printoni

Anëtari i Byrosë Politike të KQ të PKK-së, zv.kryeministër dhe kreu i delegacionit kinez në dialogun e gjithanshëm ekonomik Kinë-ShBA, Liu He, nënshkroi të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e ShBA-së Donald Trump, marrëveshjen ekonomiko-tregtare të fazës së parë midis Kinës dhe ShBA-së.

Nënshkrimi e këtij marrëveshjeje u arrit me vështirësi, pas 23 muajsh dhe 13 raundesh të konsultimeve ekonomiko-tregtare të nivelit të lartë. Arritja e marrëveshjes tregon se të dy palët kanë mbajtur parasysh shqetësimet kryesore të njëra-tjetrës. Marrëveshja përputhet me pritshmërinë e tregut dhe me interesat e popujve të të dy vendeve dhe është në dobi të paqes dhe begatisë së botës.

Marrëveshja e fazës së parë përbëhet nga 9 kapituj, duke përfshirë pronësinë intelektuale, transferimin e teknologjisë, ushqimin dhe bujqësinë, shërbimet financiare, kursin e këmbimit dhe transparencën, zgjerimin e tregtisë, vlerësimet dypalëshe dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Tre kërkesat kryesore të Kinës (heqja e të gjitha tarifave shtesë, përputhja e shifrave të tregtisë me realitetin dhe përmirësimi i balancimit të tekstit të marrëveshjes) dhe dy llojet e parimeve (parimet e OBT-së dhe ato të tregut) pasqyrohen në marrëveshje. Po ashtu, marrëveshja merr parasysh edhe kërkesat e palës amerikane.

Bota e sotme po përballet me ndryshime të mëdha dhe pasiguritë e zhvillimit po rritet. Si dy ekonomitë më të mëdha në botë, marrëveshja tregtare midis Kinës dhe ShBA-së është themel i stabilitetit. Nënshkrimi i marrëveshjes së fazës së parë me siguri do të lehtësojë tensionet tregtare dhe do t'i sjellë siguri zhvillimit të botës.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore