Mianmar: Transmetohet dokumentari "Citimi i veprave klasike nga Xi Jinping-u"

2020-01-15 19:18:54 CRI Komenti juaj Printoni

Para vizitës shtetërore të presidentit të Kinës Xi Jinping në Mianmar, të martën filloi të transmetohet në televizionin e njohur të Mianmarit "Sky Net" dokumentari "Citimi i veprave klasike nga Xi Jinping-u" në gjuhën mianmarase.

"Citimi i veprave klasike nga Xi Jinping-u" është prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe përmban një përzgjedhje të disa citimeve nga veprat e lashta klasike kineze prej presidentit Xi Jinping në fjalimet, artikujt dhe bisedat e tij, të cilat shfaqin konceptin e qeverisjes së kreut kinez të shtetit. Më përpara, kjo vepër është përkthyer në gjuhën angleze, japoneze, spanjolle, italiane, hindi, nepaleze etj.

Drejtori i kanalit të njohurive të televizionit "Sky Net" Thein Than Oo tha se dokumentari "Citimi i veprave klasike nga Xi Jinping-u" është një prodhim cilësor dhe nëpërmjet tij shikuesit mianmaras mund të njohin nga një perspektivë e re kulturën kineze dhe figurën e liderit kinez. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore