Spekulimi politik i kryebashkiakut të Pragës, një rrugë pa krye

2020-01-15 11:29:50 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i bashkisë së Pragës Zdenek Hrib botoi më 12 janar një artikull në gazetën gjermane "Welt am Sanntag", ku dënoi pabazë Kinën si "partnere e pabesueshme" dhe paralajmëroi se do të vendoste marrëdhënie binjakëzimi me Taipei-n. Kundrejt këtij veprimi të gabuar të Hrib-it që shkel parimin e 'Një Kine' dhe dëmton seriozisht miqësinë kino-çeke, Zyra e Punëve të Jashtme e Bashkisë së Shangait bëri një deklaratë më 14 janar, duke shprehur pakënaqësi serioze dhe njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve të binjakëzimit midis Shangait dhe Pragës.

Me t'u zgjedhur kryetar bashkie i Pragës në fund të vitit 2018, Hrib-i u nxit të sfidonte marrëdhëniet miqësore kino-çeke. Në postimin e tij në "Twitter", ai shprehu haptazi dyshim ndaj parimit të "Një Kine". Gjatë mbi një viti të kaluar, ai nxiti shpeshherë parlamentin të miratojë një rezolutë për ndërprerjen e njëanshme të marrëveshjes së binjakëzimit me Pekinin. Pa përfillur kundërshtimin e qeverisë çeke dhe protestat e qeverisë kineze, ai predikoi hapur "pavarësinë e Tibetit" dhe u takua me kreun e "pavarësisë së Tibetit".

Përballë këtyre veprime të çuditshme, shumë njerëz kanë kuriozitet pse Hribi kundërshton qeverinë çeke dhe atë kineze, pa marrë parasysh gjendjen e përgjithshme të miqësisë mes dy vendeve?

Përgjigja është shumë e thjeshtë: Hribi ka fabrikuar incidente nëpërmjet shfaqjeve kundër Kinës, që të politizojë marrëdhëniet e bashkëpunimit midis Kinës dhe Çekisë dhe të fitojë interesa politike personale. Shfaqjet e tij përputhen me orvatjet e një pjesë perëndimorësh për helmimin e marrëdhënieve kino-europiane.

"Shfaqja" politike e Hrib-it ka ngjallur gjithashtu pakënaqësinë e qeverisë çeke, e cila dënoi seriozisht veprimet e tij që minojnë marrëdhëniet me Kinën. Sipas raportimit të BBC-së, zëdhënësi i presidentit të Çekisë Miloš Zeman dënoi hapur Hribin për "dëmtim me paramendim të marrëdhënieve me Kinën", "prishi interesat e Çekisë në mënyrë sistematike" dhe u shpreh se të drejtat diplomatike i përkasin qeverisë qendrore dhe fjalët e kryebashkiakut të Pragës nuk mund të përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Çekisë.

Edhe shumë përdorues çek të internetit janë të mendimit se fjalët e kryebashkiakut do të dëmtojnë në fund interesat e vendit të tyre dhe se ai duhet të administrojë qytetin e vetë në radhë të parë, që të tërheqë sa më shumë turistë të huaj përfshi ata kinezë.

Prej marsit të vitit 2016, kur presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi Çekinë, marrëdhëniet kino-çeke janë ngritur në nivelin e ri në fushat ekonomiko-tregtare e në shkëmbimet njerëzore. Sipas të dhënave, vëllimi i tregtisë dypalëshe kino-çeke në vitin 2018 kaloi 16.3 miliardë dollarë amerikanë. Shuma e përgjithshme e investimeve në Çeki nga mbi 50 kompani kineze arriti në 2.4 miliardë dollarë amerikanë, duke krijuar mbi 6 mijë vende pune. Gjatë disa vjetëve të kaluar, numri i turistëve kinezë në Çeki ka pasur rritjen vjetore prej 30%. Në vitin 2018, 620 mijë kinezë vizituan çekinë dhe Kina u bë vendburimi i pestë i turistëve të huaj në Çeki. Kjo tregon plotësisht se marrëdhëniet e qëndrueshme e harmonike me Kinën i kanë sjellë Çekisë interesa thelbësore.

Në fund do të jenë faktet ato që do të vërtetojnë se shfaqjet e Hrib-it kundër Kinës janë destinuar të mos pengojnë rrymën e përparimit të marrëdhënieve kino-çeke. Spekulimi politik i Hribit kundër Kinës sigurisht që është një rrugë pa krye. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore