Pekini përshëndet vendimin e fundit të Uashingtonit

2020-01-15 11:14:00 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini përshëndeti vendimin e fundit të ShBA-së për heqjen e Kinës nga lista si manipulatore e monedhës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Geng Shuang tha se vendimi i ShBA-së përputhet me konsensusin ndërkombëtar.

"Përfundimi i bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerësimin e tij të fundit tregon gjithashtu se kursi i këmbimit i RMB-së përputhet në përgjithësi me ekonominë e Kinës dhe mohoi me objektivizëm nocionin se Kina është manipulatore e monedhës."

Ai ritheksoi se Kina nuk e ka përdorur dhe nuk do ta përdorë zhvlerësimin e monedhës konkurruese e as nuk do të përdorë ndonjëherë kursin e saj të monedhës si një mjet për të trajtuar sfidat e jashtme si mosmarrëveshjet tregtare.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore