Lavrov: Do të vijojë përpjekja për armëpushim në Libi

2020-01-15 10:42:01 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit kundërshtarë të Libisë u larguan nga Moska pa arritur marrëveshjen e armëpushimit.

Marrëveshja u paraqit nga Rusia e Turqia dhe synon të përfundojë luftën afatgjatë civile në këtë vend të Afrikës Veriore.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shpreh se do të vazhdojë përpjepjekjet për të arritur marrëveshjen e paqes.

Lideri i qeverisë së Tripolit Fayez al-Serraj nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit, por Khalifa Haftar u largua pa nënshkrimin e marrëveshjes.

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan paralajmëroi se Turqia do të ndërmarrë veprime kundër Haftarit nëse forcat e tij në Libinë Lindore vazhdojnë sulmin kundër qeverisë së njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Rusia e Turqia shënoi pushimin e parë të luftimeve në disa muaj të fundit.

Ndërkohë ka pasur raportime për shkelje të armëpushimit nga të dyja palët. (Fani/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore