Der Leyen: 6 muajt e ardhshëm vendimtarë për Shqipërinë

2020-01-15 10:35:54 CRI Komenti juaj Printoni

"Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për marrëdhënien tonë me Ballkanin". Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke folur gjatë debatit në Parlamentin Europian gjatë prezantimit të prioriteteve të Presidencës së radhës së BE që mbahet nga Kroacia.

"Është veçanërisht sot e rëndësishme që ne të ruajmë këtë ritëm përpara Samitit të Zagrebit për Ballkanin Perëndimor në muajt në vazhdim të këtij viti. Nëse vërtet duam që Samiti i Zagrebit për Ballkanin të jetë i suksesshëm, atëherë ne duhet të bëjmë detyrat tona, tani. Kjo është arsyeja përse ne do të prezantojmë metodologjinë tonë të zgjerimit të BE-së brenda pak javësh, në mënyrë që ne të mund ta diskutojmë, por më e rëndësishmja është që ne t'u sigurojmë miqve tanë në Ballkanin Perëndimor një perspektivë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Të dy vendet i kanë kryer detyrat e shtëpisë që u kemi kërkuar të kryejnë, kështu që tani është koha dhe i takon palës europiane të përmbushë premtimin e saj", u shpreh presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Më herët, duke prezantuar prioritetet e kryesimit kroat të BE-së, kryeministri kroat, Plenkoviç theksoi para eurodeputetëve se Kroacia nuk e fsheh ambicien për të siguruar mbështetje nga vendet anëtare të BE-së për fillim të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore