BE-ja paraqet planin e investimeve për reduktimin e karbonit

2020-01-15 10:32:58 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët e Bashkimit Europian paraqitën një plan investimesh për të pakësuar lëshimin e dioksidit të karbonit në zero, deri në vitin 2050.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen shpalli nisjen e fondit të investimeve të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane që do të lëshojë 1 trilion euro (ose 1.1 trilionë dollarë) në dekadën e ardhshme.

Frans Timmermans është zv-presidenti ekzekutiv i Komisionit të BE-së dhe përgjigjet për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane. Ai paralajmëroi se nëse vijon ngritja e temperaturave, europianët nuk do ta kenë më në dorë fatin e tyre.

Të gjitha vendet e BE-së përveç Polonisë ranë dakord muajin e kaluar në ndryshimin e ekonomisë së tyre në 3 dekadat e ardhshme për të mos lëshuar më shumë dioksid karboni. (Fani/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore