INSTAT: Numri i burrave dhe grave të punësuar në bujqësi thuajse i barabartë

2020-01-15 10:24:05 CRI Komenti juaj Printoni

Për gratë dhe burrat e moshës 15-64 vjeç mbizotëron punësimi në sektorin e bujqësisë dhe numri i burrave dhe grave që punojnë në këtë sektor është pothuajse i barabartë, 50.2% burra dhe 49.8 % gra.

Instituti i Statistikave publikoi sot "Burra dhe Gra" në Shqipëri, i cili synon të paraqesë të dhëna dhe fakte në fusha të ndryshme sociale dhe ekonomike në vend sipas gjinisë.

Në vitin 2018, sipas INSTAT-it, në sektorin bujqësor 42.3% e të punësuarve ishin gra.

Sektori i dytë që zë peshën më të madhe në punësimin e grave pas sektorit të bujqësisë është ai i administrimit publik, shërbimeve sociale, dhe aktiviteteve dhe shërbimeve të tjera, me 21.4%.

Për burrat, sektori i dytë që zë peshën më të madhe në punësimin e tyre është sektori i tregtisë, transportit, hotelerisë, shërbimeve të biznesit dhe administrative, me 29.6%. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore