Kinë, tregtia e jashtme shënon rekord të ri

2020-01-14 19:57:28 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave publikuar më 14 janar nga Dogana e Përgjithshme e Kinës, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit në vitin 2019 arriti 31.54 trilionë juanë, duke u rritur 3.34% në krahasim me vitin 2019. Në kushtet e ngadalësimit të rritjes së tregtisë globale, tregtia e jashtme e Kinës shënoi një rekord të ri gjë që tregon rezistencën dhe gjallërinë e ekonomisë kineze dhe luan rol të rëndësishëm kundër presionit të uljes së ekonomisë globale.

Në vitin 2019, për shkak të unilateralizmit dhe të proteksionizmit tregtar, tregtia e jashtme e botës ishte e dobët. Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë Roberto Azevedo u shpreh ditët e fundit se qeveritë e shumë vendeve publikuan masat e kontrollit tregtar, masa të cilat vitin e kaluar ndikuan vëllimin e importit global prej 747 miliardë dollarë amerikanë. Në këtë skenë, vëllimi i importit dhe eksportit të Kinës në vitin 2019 regjistroi rritje të qëndrueshme dhe cilësia u ngrit shumë sidomos në 4 aspekte:

Së pari, struktura e import-eksportit të Kinës vijoi përmirësimin. Së dyti, zgjerimi i tregut të import-eksportit arriti rezultate të dukshme dhe "sfera e mikut" në tregun ndërkombëtar është më e madhe. Së treti, ndërmarrjet private luajnë rol më të rëndësishëm dhe së katërti, u ngrit epërsia e mallrave të eksportuara nga Kina në konkurrencën ndërkombëtare.

Tregtia e jashtme është dritare e gjendjes së zhvillimit të ekonomisë së një vendi. Në vitin 2019, rritja e ekonomisë globale ishte e ngadaltë. Fondi Monetar Ndërkombëtar uli katër herë shpejtësinë e rritjes së ekonomisë globale deri në 3% niveli më i ulët ky pas krizës financiare ndërkombëtare të vitit 2008. Pavarësisht kësaj, import-eksporti i Kinës arriti të ruajnë ngritjen e cilësisë në rritjen e qëndrueshme të vëllimit gjë që tregon se Kina ka aftësi të fortë kundër rreziqeve. Sigurisht, zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë kineze ofron bazën e fortë të rritjes së tregtisë së jashtme.

Tani rritja e ekonomisë botërore është e ngadaltë dhe po shtohen paqartësitë në arenën ndërkombëtare. Pavarësisht një mjedisi të jashtëm të pasigurt të tregtisë së jashtme, prirja e përmirësimit të strukturës dhe e shpejtimit të ndryshimit të energjisë të tregtisë së jashtme të Kinës vijon e qëndrueshme. Përveç kësaj, Kina realizoi zgjerim të hapjes, sidomos i kushton rëndësi hapjes ndaj sistemeve që ndihmojnë zhvillimin e tregtisë së jashtme me cilësi të lartë.

Në fillim të vitit 2020, besojmë se tregtia e jashtme e Kinës do të ruajë rritjen e qëndrueshme, njëkohësisht do të ngrihet aftësia e konkurrencës globale dhe tregtia e jashtme e Kinës do të luajë rol të rëndësishëm në rritjen e ekonomisë globale. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore