Kina publikon rregullore për kujdesin ndaj të moshuarve

2020-01-14 18:31:09 CRI Komenti juaj Printoni

Sot Kina ka 250 milionë të moshuar. Ditët e fundit u publikuan, "Rregullat e Sigurisë së Shërbimeve nga Organet për kujdesin ndaj të moshuarve" standardi i parë i detyrueshëm i Kinës në këtë fushë. Në këto rregulla përfshihen kërkesat bazë, vlerësimi i rrezikut, kërkesa e shërbimeve për parandalimin e administrimin etj.

Zv-ministrja e Çështjeve Civile të Kinës Gao Xiaobing tha se kërkesat e shërbimeve për parandalimin e rrezikut sqarojnë organet e përkujdesjes mbi mënyrat e parandalimit dhe të trajtimit të 9 rreziqeve mbytja nga ushqimi, ulçera, hipertensioni, rrëzimi nga shtrati etj.

"Masat e parandalimit dhe të trajtimit janë masa të efektshme nëpërmjet praktikës. Nëse organet për kujdesin ndaj të moshuarve do të angazhohen plotësisht, mund të menaxhojnë situatën dhe të ulin rreziqet. Kërkesat e administrimit sqarojnë se organet për kujdesin ndaj moshëps së tretë duhet të hartojnë plan emergjent, vlerësime dhe shtim të informacionit mbi sigurinë e të moshuarve etj., për të ngritur më tej nivelin e administrimit të garantimit të shërbimeve dhe aftësinë e përmirësimit të mëtejshëm."

Ky standard sqaron gjithashtu se organet për kujdesin ndaj të moshuarve duhet të plotësojnë kërkesat në fushat e mbrojtjes nga zjarri, të shëndetësisë, të mbrojtjes së mjedisit, të ushqimeve dhe ilaçeve, të pajisjeve etj. Njëkohësisht, standardi kërkon punët bazë si angazhimi i shoqëruesve të të moshuarve, ndërtimi i sistemit të emergjencave të natës dhe të ditës etj.

Në pjesën e vlerësimit të sigurisë ndaj shëndetit, sqarohen kërkesat për vlerësimin e rreziqeve ndaj shëndetit para se të moshuarit të shkojnë në institucionet përkatëse. Ky është hapi i parë i masave të sigurisë ndaj shëndetit. (Çang Çuo)

Mrekulli