Kinë: Koncerti i Festës së Pranverës do të transmetohet në 5G+8K/4K/VR

2020-01-14 16:38:05 CRI Komenti juaj Printoni

Koncerti i Festës së Pranverës i vitit 2020, i organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), do të transmetohet me teknologjitë 5G+8K/4K/VR. Të martën u zhvillua në Pekin ceremonia e fillimit të përdorimit të mënyrave të reja të transmetimit.

Koncerti i madh i Festës së Pranverës, siç njihet ndryshe Viti i Ri Kinez, është shfaqur për më shumë se 30 vjet me radhë. Në vigjiljen e Festës së Pranverës, shikimi i këtij koncerti është bërë një traditë kremtimi e shumë familjeve kineze. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore