Burimet nëntokësore në "qytetin e burimeve të Kinës" datojnë 46 mijë vjet përpara

2020-01-14 10:44:25 CRI Komenti juaj Printoni

Burimet në Jinan, i ashtuquajtur "qyteti i burimeve i Kinës", kanë një histori nga 23 500 deri në 46 mijë vjet, raporton agjencia kineze e lajmeve "Xinhua".

Qendra Kërkimore e Teknologjisë Inxhinierike për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Mjedisit të Ujërave Nëntokësore e Provincës Shandong ka përdorur teknologjinë e datimit të karbonit-14 për të përcaktuar moshën e burimeve në Jinan të Kinës. Ky është hera e parë që shkencëtarët llogarisin me saktësi moshën e burimeve në Jinan.

Qyteti Jinan i provincës Shandong në lindje të Kinës është i famshëm për burimet e shumta, 640 nga të cilat janë burime të famshme, si ai "Baotu".(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore