ShBA-ja planifikon ta heqë cilësimin e Kinës si manipuluese monedhe

2020-01-14 10:37:32 CRI Komenti juaj Printoni

Mediet amerikane raportuan se ShBA-ja po planifikon ta heqë Kinën nga lista e vendeve që konsiderohen si manipuluese të monedhave të tyre.

Sipas televizionit të lajmeve të biznesit CNBC, një zyrtar amerikan ka thënë se heqja do të bëhet para nënshkrimit të marrëveshjes së fazës së parë.

ShBA-ja e ka cilësuar Kinën si manipuluese të monedhës në gushtin e vitit të kaluar, pas dobësimit të monedhës kineze përtej kursit të këmbimit 7 juanë me një dollar amerikan.

Por banka qendrore kineze është shprehur se zhvlerësimi i juanit ka ardhur nga shumë faktorë, duke përshirë masat e njëanshme e proteksioniste, si dhe vendosjen e mundshme të tarifave shtesë për mallrat kineze. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore