Kinë: Ulja e taksave vjet parashikohet se ka arritur në 2.4 trilionë juanë

2020-01-14 10:25:42 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës parashikon se vitin e kaluar, ulja e taksave dhe e tarifave në Kinë ka arritur në 2.4 trilionë juanë.

Sipas raportit, ulja e taksave në sektorin e prodhimit zë afro 70% të uljes së përgjithshme.

Ulja e taksave për ndërmarrjet e vogla e të mesme parashikohet që ka qenë afro 250 miliardë juanë.

Në raport theksohet se janë shlyer më se 600 miliardë juanë ndër pagesat e vonuara për sa i përket sektorit privat dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme, duke arritur objektivin e vendosur nga qeveria. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore