BE-ja mirëpret armëpushimin në Libi

2020-01-14 10:18:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka shprehur mirëpritjen për armëpushimin në Libi, që është arritur me nismën e Turqisë dhe Rusisë.

Ajo theksoi që OKB-ja duhet të udhëheqë procesin e rindërtimit të këtij vendi afrikan.

"Të gjithë e dimë që ka një armëpushim. Po, është hapi i parë në drejtimin e duhur, por duhet të ketë një proces pajtimi e rindërtimi dhe për krijimin e një qeverie uniteti në Libi. Kjo është një rrugë e gjatë dhe duhet të drejtohet nga Kombet e Bashkuara. Kjo ka rëndësinë më të madhe," tha Von de Leyen-i.

Libia është në një gjendje të trazuar qysh nga rrëzimi i Muammar Gaddafit, duke pasur dy qeveri rivale që nga viti 2014.

Konflikti ka shkatërruar ekonominë e vendit, ka nxitur trafikun e emigrantëve dhe ka sjellë probleme në furnizimin e naftës.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore